Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin

Dietat detox kanë efekte anësore, thotë në podcastin “Shëndet!”, nutricionistja Silvia Guxho, e cila ka treguar edhe arsyet pse.

“Kur përdoren dieta me eliminimin e karbohidrateve, të cilat janë të lidhura me ujin dhe i ruajmë në trup në formën e glikogjenit. Pra një gram glikogjen lidh tre gram ujë. Në momentin që eliminojmë me sasi të mëdha karbohidratet, humbim me litra ujë sepse gjëja e parë që humbim është uji dhe në peshore kthehet në 3-4 kile më pak të peshës së trupit. Dietat drastike kanë shumë pak edhe proteinë dhe avash avash fillojmë të humbim edhe indin muskulor, për të cilin kemi nevojë sepse harxhon energji për punët e përditshme që bëjmë. Duke ndjekur këto dieta humbim edhe muskulin që është një ind shumë i rëndësishëm dhe ndodhemi në një gjendje ku dhjami merr pjesën më të madhe të përqindjes së trupit dhe avash avash mund të shkaktojë edhe probleme të tjera”, tha Guxho.

Episodin e plotë mund ta ndiqni në kanalin e YouTube: Gazeta Shëndeti

Postime të ngjashme

"Mund të dëmtojnë skalpin" - Studimi: 'Extensions' e flokëve plot me kimikate
Ky është sekreti për të zvogëluar dhjamin e barkut pas të 50-ave
Tre arsye pse mund të jemi të uritur gjatë gjithë kohës
A varet shpeshtësia e gurëve në veshka nga niveli në gjak i vitamines D?
Kujdes! Këto 4 zakone mund të dëmtojnë mëlçinë
Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?
Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Lëngu i qepës/ Zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit