Kryefaqja Box 1 Nxënësit e kolegjit turk “Turgut Ozal”: Ndryshimi duhet të vijë nga vetë...

Nxënësit e kolegjit turk “Turgut Ozal”: Ndryshimi duhet të vijë nga vetë ne, jemi ne që thithim ajrin e Tiranës çdo ditë

0
Shpërndaje

Elena Beta

Shoqata “Together for Life” përmbyll aktivitetet ndërgjegjësuese në shkollat e mesme të Tiranës me temë: “Ndotja e ajrit dhe roli i qytetarëve në përmirësimin e tij”.

Gjimnazi i fundit i përzgjedhur ishte Kolegji Turk “Turgut Ozal”, por sigurisht jo më pak i rëndësishëm. Gjatë seminarit të mbajtur në sallën e konferencave, studentët patën mundësinë të informoheshin dhe të bëheshin pjesë e diskutimeve për një problematikë që na shqetëson të gjithëve: ndotja e mjedisit dhe ajrit.

“Në raport me një vend kaq të vogël si Shqipëria, ndotja e ajrit mund të konsiderohet e lartë. Numri i makinave shtë tepër i lartë, pasi edhe njerëz të cilët nuk kanë shumë nevojë ta përdorin një të tillë e blenë duke ndotur ambientin. Unë jetoj në Kamëz dhe mund të them se mungon në mënyrë të theksuar kujdesi i Bashkisë për vendosjen e koshave apo krijimin e kushteve më të mira për një ambient të pastër. Lidhur me mbeturinat, punonjësit e Bashkisë kujdesen çdo fundjavë duke i mbledhur por kjo nuk besoj se mjafton.

Sa për rolin e Ndërkombëtarëve mendoj se mesazhin e kanë dhenë nuk mund të pretendojmë të bëjnë gjithçka ata. Ndryshimi duhet të vijë nga vetë ne, jemi ne që thithim ajrin e Tiranës çdo ditë”, këto ishin fjalët e Denis Demiri, njëri prej nxënësve që ndjek studimet në kolegjin Turk.

Gjatë diskutimit dhe prezantimit të materialeve informuese nga stafi i shoqatës lidhur me ndotjen e ajrit, burimet e ndotjes, situatën aktuale, vlerat mesatare vjetore të ndotjes krahasuar me normën vjetore të BE, nxënësit u treguan të gatshëm të jepnin opinionin e tyre. Shumë prej tyre treguan interes mbi projektet e shoqatës “Together for Life”, duke e parë këtë si një mundësi për të marrë një eksperiencë të mirë të cilën mund ta venë në zbatim në komunitetin ku jetojnë për të sjellë ndryshimin aq shumë të dëshiruar.

Pjesë aktive e sesionit informues, ishte dhe mësuesja e lëndës së Anglishtes Znj. Adriana Topalli, e cila foli për zonat më të ndotura më Tiranë duke përmendur zonën e doganës, 21 Dhjetorin, apo rrugët ku ne shohim një numër të lartë makinash çdo ditë.  “Ne kemi detyrime si qytetarë për mbajtjen pastërtë ambienteve ku jetojmë prandaj duhet të japim maksimumin, duke u angazhuar sa më shuam qoftë edhe me pjesëmarrjen apo shprehjen e mendimit në aktivitete të tilla”, tha Topalli duek inkurajuar nxënësit të përfshihen sa më shumë ne aktivitete për mjedis të pastër.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Ajër i pastër në Tiranë; më shumë ecje, biçikleta dhe transport urban” mundësuar nga programi #Achieve, i mbështetur nga REC Shqipëri dhe me fonde të Bashkimit Europian (European Union in Albania).

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here