Obeziteti fillon që në mitër! Ja cilët fëmijë rrezikohen që të bëhen obezë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Rreziku për t’u bërë obezë fillon që në mitër dhe mund të shkaktohet nga nivelet e larta të sheqerit tek nëna, paralajmërojnë shkencëtarët. Ata kanë zbuluar se fëmijët që lindin nga nënat e prekura me diabet të përkohshëm, që shfaqet gjatë shtatzënisë, mund të shtojnë në peshë në vitet e para të lindjes.femije_obez

Kërkuesit shkencorë nga Kolegji Suprem i Londrës kanë zbuluar se, edhe pse janë vetëm 10 javësh, këta të sapolindur kanë 16% më shumë pjesë dhjamore në trup se foshnjat e tjera.

Ata monitoruan nënat me diabet gestational, një sëmundje që prek femrat vetëm gjatë shtatzënisë, kur kanë nivele të larta sheqeri në gjak. Kjo sëmundje mund të çojë në abortim ose lindje të parakohshme të fëmijës. Gjaku kalon tek fetusi nëpërmjet placentës dhe sipas shkencëtarëve, ai mund të shkaktojë ndryshime kritike në metabolizëm, që çojnë në obezitet.

Në studimin e publikuar në revistën “Diabetes Care” u krahasuan masat trupore të 42 foshnje të lindur nga nëna me diabet gestitional dhe 44 fëmijë të lindur nga nëna të shëndetshme. Në moshën 10-muajshe, foshnjat e lindur nga nënat me diabet gestational kishin 16% pjesë dhjamore në trup krahasuar me fëmijët e tjerë.

Fëmijët obezë ose mbipeshë janë më të rrezikuar që të preken nga kanceri, sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru me kalimin e viteve.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive