Obeziteti mund të shkaktojë pubertet të parakohshëm edhe tek djemtë

Djemtë dhe vajzat obezë kanë më shumë gjasa të hyjnë në adoleshencë në një moshë të re, gjë që mund të çojë në ulje të rritjes ose depresion, sipas një studimi të ri të paraqitur në ENDO 2019. Udhëhequr nga Dr. Maria Veronica Mericq, një ekip studiuesish nga Universiteti i Santiagos ekzaminoi efektet e obezitetit te 527 djem në Kili. Shëndoshja totale dhe dhjami i tepërt i barkut janë zbuluar se shkaktojnë pubertet të parakohshëm, në disa raste deri në moshën 9-vjeçare. Hulumtimet e reja shtojnë numrin në rritje, por ndonjëherë kontradiktore të provave që pesha mund të ndikojë në adoleshencën e djemve.

“Me rritjen e obezitetit të fëmijërisë në mbarë botën, mosha në të cilën fillon adoleshenca tek vajzat është më e ulët”, tha Mericq. “Megjithatë, te djemtë faktet janë sfiduar”. Studimet në SHBA kanë treguar se mbipesha mund të përshpejtojë adoleshencën dhe djemtë, por në disa raste, obeziteti e ngadalësoi atë ose nuk pati efekt. Në Europë, studimet kanë lidhur prej vitesh obezitetin me fillimin e hershëm të adoleshencës si tek djemtë ashtu edhe tek vajzat.

Në studimin në Kili, studiuesit përdorën të dhëna nga një kërkim kombëtar mbi rritjen dhe obezitetin, të kryer nga Instituti i Ushqyerjes dhe Teknologjisë Ushqimore të vendit. Të dhënat përfshinin informacione për peshën dhe gjatësinë e djemve, perimetrin e belit, devijimin standard të indeksit të masës trupore dhe disa shenja të adoleshencës. Studiuesit u mbështetën në matje përtej BMI-së, sepse BMI nuk mund të dallonte midis peshës për shkak të muskujve ose yndyrës. Analiza tregoi se puberteti erdhi herët për 9% të djemve dhe obeziteti ishte një faktor rreziku për të.

“Adoleshenca e hershme mund të rrisë rrezikun e problemeve të sjelljes dhe te djemtë mund të shoqërohet me një incidencë më të lartë të kancerit të testisit në moshën madhore,” tha Mericq. “Rezultatet tona tregojnë se kontrolli i epidemisë së obezitetit tek fëmijët mund të jetë i dobishëm në reduktimin e këtyre rreziqeve. /ENDO

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet