Obeziteti te fëmijët në RMV, mjeku: 30,4% e fëmijëve nga 6-9 vjeç janë mbipeshë

Instituti i Shëndetit Publik thekson se rritja e mbipeshës tek fëmijët është rezultat i konsumit të lartë të ushqimeve të përpunuara, pijeve të ambalazhuara dhe një mënyre jetese gjithnjë e më të ngadaltë. Mjeku Igor Spirovski nga Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore duke vendosur taksa më të larta për ushqimet e dëmshme dhe ndalimin e reklamimit të tyre.

“Reklamimi i ushqimit që përmban sasi të lartë sheqeri, kripe, yndyre duhet në një pjesë të trajtohen si reklamim i cigareve dhe alkoolit. Dhe ligjet që zbatohen për to, të vlejnë edhe për këto ushqime. Nevojitet një qasje sistematike dhe dialog mes të gjitha palëve të përfshira që të fillojmë zgjidhjen e problemit”, tha Igor Spirovski, mjek nga ISHP.

Specialisti i higjienës dhe ekologjisë shëndetësore Spirovski propozon që të ulen edhe çmimet e ushqimeve të shëndetshme që të jenë stimulim shtesë për qytetarët që të ushqehen shëndetshëm.

“Ne jemi vend në të cilin prodhohet dhe madje eksportohet sasi të mëdha frutash dhe perimesh dhe produkteve të tjera të shëndetshme. Mund të bëhet ndonjë shportë konsumatore ose të ulen çmimet e këtyre produkteve. Të mos vijmë në një situatë ku një kilogram fruta ose perime të jetë më i shtrenjtë se sa ushqimi me sheqer, krip e yndyrë”, shtoi mjeku.

Nga ISHP theksojnë se obeziteti nuk është thjesht një çështje e individëve, por një problem i shoqërisë që kërkon angazhim të institucioneve.

“Mjekët po ashtu kanë kërkuar që obeziteti të mos trajtohet vetëm si një zakon i kequshqyerjes, por të trajtohet si një sëmundje për shkak të potencialit për të shkaktuar pastaj më vonë sëmundje serioze. Dhe që të jetë i integruar në kuadër të kujdesit nga sistemi shëndetësor”, tha gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat