Operacioni i bajameve, çfarë këshillon kirurgu otorinolaringolog

Tedi Minarolli, kirurg otorinolaringolog ishte mëngjesin e kësaj të premteje i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli rreth operimit të bajameve. Ai tha se një operacion i tillë mund të bëhet në çdo ditë të vitit, megjithatë sipas tij bëhet më rrallë në verë.

“Duhet theksuar se vitet e fundit është reduktuar numri i personave që heqin bajamet. Më parë për shkak të protokolleve, një person që kishte një apo dy herë infeksione të bajameve, herën e tretë shkonte në shtëpi pa bajame. Kjo edhe sepse kishte antibiotik jo me spektër të gjerë, jo kaq efektiv dhe protokollet kanë qenë ndryshe.

Doja të theksoja diçka pa kaluar te heqja e bajameve, se shikojmë kohët e fundit se edhe me antibiotikët abuzohet, një infeksion bajamesh ka klinikë shumë të thjeshtë, ka dhimbje, temperature shkon 38 e gjysmë dhe ka si pllaka të bardha. Përdorimi i antibiotikut kur nuk ka temperature duhet të jetë shumë i rezervuar”, tha mjeku.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat