Orkidea, lulja e dashurisë dhe admirimit

Orkidea është një lule që ka një bukuri të përsosur dhe rrezatuese. Në gjuhën e luleve, ajo i bën elozhe hirit dhe bukurisë femërore. Kjo lule mund t’i dhurohet një femre për të shprehur poetikisht admirimin dhe dashurinë që keni për të.

Orkide 1Por ajo gjithashtu mund t’i dhurohet edhe për të falënderuar ose për të uruar një nënë të re. Orkidea është një lule e përkryer për një grua të rafinuar dhe elegante. Përveç kësaj, simbolizon feminilitet të lavdishëm dhe bukuri të pjekur. Nëse një femër ka shije të hollë, mund të zgjidhni t’i dhuroni një orkide.

Orkide 2Në horoskop, kjo lule përfaqëson misterin dhe ndjeshmërinë e shenjës së akrepit. Me petalet e saj rozë të thellë simbolizon dashurinë dhe bukurinë, tundimit të së cilës nuk i reziston askush.

Orkide 3Nëse keni vendosur të blini orkide, është mirë të dini si të kujdeseni për to.

Orkide 4Orkidetë janë që prej disa shekujsh lulet e preferuara për t’u vënë në shtëpi dhe arsyeja është padyshim pamja e tyre elegante dhe delikate. Por delikate nuk është vetëm pamja e orkideve. Në fakt këto lule kërkojnë një kujdes të madh.

Orkide 5Ato janë bimë me rrënjë ajrore dhe kështu do të ishte ideale të vihen në vazo që varen në tavan. Ndryshe nga lulet e tjera, orkidetë kanë më shumë nevojë për sfungjer e copa druri sesa për dhe.

Orkide 7Momenti më delikat i bimës së orkidesë, është lulëzimi. Për të mundësuar një lulëzim sa më të gjatë, është mirë të fshihen çdo ditë gjethet me një leckë të lagur, në mënyrë që të mbahen larg parazitët, të cilët janë shumë të rrezikshëm për lulet.

/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Pse shega konsiderohet si "superushqim"
3 pjesët e trupit që duhet t’i lani çdo ditë
5 shenja që tregojnë se po përjetoni depresion sezonal
Kur mund të klasifikohen arrat si të rrezikshme për shëndetin?
Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat