Brishtësia e kockave, pasojë e osteoporozës në formën e saj më të rëndë, është një patologji që prek 30% të femrave që kalojnë në menopauzë (ose që në moshën 45 vjeç, nëse kanë një menopauzë të parakohshme). Ajo është shkak për dhimbje kronike, fraktura si ajo e qafës apo lëvizjen e vertebrave dhe në rastet më të rënda edhe fraktura të këllkut.
- Vishni këpucët e duhura
Në mal apo në det më të mirat janë këpucët e mbyllura ose sandalet e hapura, me takë jo të lartë dhe me shuall jo të rrëshqitshëm.
- Udhëto në mënyrë të rehatshme
Nëse udhëton me autobus apo avion, kërko vend të rehatshëm në mënyrë që të mund të shtrish këmbët.
- Zgjidhe mirë dhomën e gjumit
Verifikoni nëse hoteli apo shtëpia ku shkoni me pushime i ka dhomat të ndriçuar mirë, me krevatë të rehatshëm (jo shumë të lartë dhe as shumë të ulët) dhe me banjë me vaska a dush të përshtatshëm.
- Mos nënvlerësoni rëndësinë e lëvizjes
Edhe nëse ke pak kohë që i je nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, periudha e pushimeve është e përshtatshme për të bërë një aktivitet fizik të moderuar, por të qëndrueshëm. Kjo ju ndihmon për të përmirësuar forcën muskularë, ngurtësinë dhe ekuilibrin, duke ulur rrezikun e rënieve.
- Nuk mjafton dielli për të forcuar kockat
Dielli është një aleat i çmuar i kockave, sidomos përsa i përket vitaminës D, e cila përthihet nga organizmi falë rrezeve të diellit. Por edhe kur jeni me pushime nuk duhet të anashkaloni ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D (qumësht, kos, djath, peshk, rukola etj).
- Mos e ço me pushime terapinë tënde
Ilaçet e përshkruara për oestoporozën shërbejnë për t’i bërë kockat e tua më rezistente dhe të ulin rrezikun e frakturave. Ndaj edhe kur jeni me pushime, mos e ndërprisni kurën tuaj, shumë e rëndësishme për një jetë aktive.


