Sipas mjekëve, sa më shumë kohë kaloni duke përdorur pajisje elektronike, do të kaloni më pak kohë duke lëvizur, duke qëndruar në natyrë ose në ndërveprim me njerëzit e tjerë.
Izolimi shoqëror rrit rrezikun nga krijimi i depresionit dhe demencës, ndërsa stili i jetës duke qëndruar ulur është i lidhur me krijimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 si dhe shtimin në peshë .Më shumë se tre orë të përdorimit ditor të pajisjeve elektronike, rrit probabilitetin për sëmundje kronike.
Po ashtu, personat, puna e të cilëve i kushtëzon të qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë duhet që gjatë kohës së lirë të inkuadrojnë ushtrimet ose lëvizjen e cilësdo formë.


