Të gjithë personat nga mosha 40-65 vjeç do të kenë një paketë analizash falas, diagnostikuese dhe parandaluese për të kapur në kohë dhe mbajtur nën kontroll sëmundshmërinë e kësaj grupmoshe. Ministri Beqaj thotë se grupet e punës po punojnë në këtë drejtim. “Në ligjin e buxhetit janë atashuar fondet, jo grupmoshat, por morëm përsipër që brenda buxhetit të përfshijmë edhe moshën deri në 65 vjeç, – tha ministri Beqaj. Gjithashtu ai foli edhe lidhur për taksën e re të akcizës. – Një e pesta e taksës së re të akcizës të shkojë për shëndetësinë. Shtesa për shëndetësinë është 2.4 miliardë lekë”.
Paketë analizash falas për grupmoshat 40-65 vjeç
