Pandemia e COVID 19 ka përfunduar por pasojat e saj, vazhdojnë të ndihen ende në shumë fusha e veçanërisht atë shëndetësore. Një raport i ri i OBSH për Evropën ka konfirmuar lidhjen midis pandemisë dhe rritjes së shkallës së obezitetit tek fëmijët 7 deri në 9 vjeç.
Sa i takon aktiviteti fizik, 28% e fëmijëve dëshmuan se ulën kohën e aktivitetit fizik në natyrë gjatë ditëve të javës, dhe 23% përjetuan një rënie në fundjavë.
3 vitet e pandemisë së COVID 19, ndikuan dhe në shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve. Sipas të njëjtit studim mësojmë se 42% e fëmijëve raportuan rënie të lumturisë dhe mirëqenies, ndërkohë që 1 në 5 fëmijë raportoi se ndihej më shpesh i trishtuar; dhe 1 në 4 ndihej më shpesh i vetmuar.
Megjithatë, pandemia regjistroi dhe një faktor pozitiv sa i takon gatimit të vakteve në shtëpi dhe konsumit të tyre së bashku në familje si dhe gatimit të tyre së bashku me fëmijët.
Për ekspertët ky studim është një kambanë alarmi, pasi 1 në 3 fëmijë në Europë jeton me mbipeshë dhe obezitet dhe tashmë konsumi i frutave dhe perimeve është i ulët./Euronews