Paralajmërimi i pazakontë i mjekut për ngrënien e bananeve

Një mjek ka dhënë disa këshilla të pazakonta për të ngrënien e frutit popullor, duke paralajmëruar se shumë prej nesh humbasim një mori përfitimesh shëndetësore. Sipas ekspertit, nuk duhet të hiqni asnjëherë pjesët me fije të bananes.

Këto pjesë, të cilat quhen fije floeme, në fakt përmbajnë një sërë lëndësh ushqyese jetike. Doktor Manuel Viso shpjegoi: “Ato janë enët e gjakut të bananes, plot lëndë ushqyese”.

Kur këto fije të bananes hiqen, humbet përqendrimi i lartë i antioksidantëve, anti-inflamatorëve, vitaminave dhe mineraleve. Kjo përfshin kaliumin, magnezin dhe triptofanin, një pararendës i serotoninës dhe përgjegjës për një humor të mirë.

Këshilla e tij mbështetet nga Nicholas D. Gillitt, nënkryetar i kërkimit të ushqyerjes dhe drejtor në Institutin Dole Nutrition në Karolinën e Veriut. Duke folur për Huffington Post , ai tha se këtofije “ka gjasa” përmbajnë më shumë fibra – një karbohidrat i rëndësishëm që ndihmon tretjen dhe gjithashtu është lidhur me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit të tipit 2 dhe kancerit të zorrëve.

Ai shtoi: “Megjithëse ne nuk kemi testuar në mënyrë specifike fijet e floemave, ka të ngjarë që të ketë një ndryshim në vlerën e tyre ushqyese. Ato ka të ngjarë të përmbajnë lloje të shumta dhe të ndryshme të fibrave dhe komponentëve strukturorë të nevojshëm për funksionin e tyre.”

Sidoqoftë, Nicholas vuri në dukje se do t’ju duhet të hani shumë fije që të ketë shumë ndikim. “Megjithatë, ato janë të pranishme në sasi kaq të vogla në krahasim me pjesën tjetër të bananes, saqë nëse nuk hani një sasi të madhe të tyre individualisht, nuk do të pritet që ato të ndikojnë në profilin e përgjithshëm ushqyes të një bananeje,” tha ai.

Por ato janë të sigurta për t’u ngrënë. Ai shtoi: “Si pjesë e bananes, sigurisht (ato janë të sigurta)! 

Përveç fijeve të floemave, bananet kanë përfitime të ndryshme shëndetësore. Përmbajtja e tyre e kaliumit mund të shërbejë jo vetëm si një nxitje energjie, por mund të ndihmojë në menaxhimin e presionit të gjakut dhe mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru. Fibra, antioksidanti dhe magnezi që gjenden në banane mund të ndihmojnë gjithashtu për një zemër të shëndetshme./mirror.co.uk

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes