Lajm i mirë është se në pishina mikrobet, që shkaktojnë sëmundje, eliminohen nga klori, por megjithatë klori nuk funksionon menjëherë, pasi ka disa mikrobe që janë rezistente ndaj tij dhe mund të jetojnë në pishina për disa ditë. Kjo është arsyeja pse dhe pishinat më të mira, përsa i përket higjienës mund të përhapin sëmundje.
Ju mund të parandaloni përhapjen e mikrobeve në pishina nëpërmjet sjelljeve tuaja të shëndetshme (duke bërë dush para se të notoni dhe duke larë duart pas përdorimit të tualetit).
Si mund të parandaloni përhapjen e sëmundjeve
-Mos notoni, kur jeni me diarre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët me pelena. Ju mund të përhapni mikrobet në ujë, duke rrezikuar personat e tjerë të cilët mund të sëmuren.
-Mos gëlltitni ujin e pishinës.
-Bëni dush para se të notoni, lani duart pas përdorimit të tualetit, ose ndërrimit të pelenave. Bakteret në trupin tuaj përfundojnë në ujë.
-Ndërrojini pelenat shpesh, në një tualet dhe jo në pishinë. Mikrobet mund të përhapen në sipërfaqe dhe objekte, në / dhe rreth pishinës duke përhapur sëmundje.
-Lani fëmijën tuaj me kujdes (sidomos pjesën e prapme fundore) me sapun dhe ujë para notimit. Gjithkush ka sasi të padukshme të materieve fekale në pjesën e prapme fundore, që përfundojnë në pishinë./ISHP