Ju keni më shumë gjasa të përfundoni shtatzëninë nëse procesi brenda gjashtë muajve nga aborti
Asnjëherë mos u dekurajoni nga aborti spontan,madje:më mirë merrni veten dhe provoni përsëri pa pritur shumë. Gratë që tentojnë në gjashtë muajt pas abortit spontan, në fakt, kanë më shumë gjasa të përfundojnë shtatzëninë se sa ato që presin.
Për të sugjeruar këtë strategji të re , në kontrast të thellë me atë që është rekomanduar deri tani nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është një studim në Universitetin Aberdeen në Skoci.
Hulumtuesit skocezë kanë kaluar nëpër të gjitha studimet e fundit shkencore mbi këtë temë, duke u siguruar se të mbetesh shtatzënë menjëherë pas një aborti nuk e rrit rrezikun e të paturit një abort të dytë, dhe në asnjë mënyrë nuk ndikon në probabilitetin e vuajtjes nga Pre-Eklampsia, as të ndikojë që fëmija të lindi nën moshë apo i vdekur.
“Shqyrtimi ynë tregon në mënyrë kategorike se konceptimi brenda gjashtë muajve pas abortit është më I mirë”,thotë koordinatori I grupit kërkimor,Sohinee Bhattacharya. Në vitin 2010 ne ishim të parët që thoshim se konceptimi menjëherë pas abortit është më I mirë se pritja. Më pas ka pasur disa studime që kanë treguar të njëjtën gjë,dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të bëjmë një rishikim të të gjitha hulumtive që janë në dispozicion deri sot.
Arsyeja se pse është më e lehtë për të kryer shtatzëni pas një aborti nuk është ende e qartë. Një shpjegim mund të jetë se të dy partnerët pas abortit tregojnë më tepër kujdes për veten e tyre, ata janë më të motivuar dhe ndoshta edhe më pjellorë, por për momentin këto janë vetëm spekulime./ salute.it


