Pastrim në një ditë

Organizatat mjedisore, pjesë e aksionit kombëtar të pastrimit të Shqipërisë në një ditë

Alisa Peçi

Më 22 nëntor një grup organizatash mjedisore u bënë pjesë e aksionit kombëtar për ta pastruar Shqipërinë në një ditë. Organizatat mjedisore si: Grupimi Ekolëvizja, REC Albania, Milieukontakt Albania, EPER Center, Qendra EDEN, Instituti i Politikave Mjedisore etj, në këtë ditë të sensibilizimit kombëtar për pastrimin e mjedisit nga mbetjet dhanë kontributin e tyre duke pastruar mjediset e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, si mushkëria e vetme e mbetur e Tiranës.

Ky aksion pastrimi përçon në mënyrë indirekte mesazhin e mbajtjes së pastër të tokës, ujit dhe ajrit si elemente thelbësore të jetës së gjallesave. Është shumë e rëndësishme që procesi i informim-ndërgjegjësimit mbi rreziqet shëndetësore që na kanosen nga ndotja e mjedisit, të ndërthuret me veprimtari konkrete, pasi për të ndryshuar qëndrim është shumë e rëndësishme përfshirja.

Ndaj kjo nismë ishte mjaft e rëndësishme pasi i përfshiu qytetarët në aksione konkrete. Le të kujtojmë një shprehje të të famshmit Benjamin Franklin, i cili thoshte: “Më thuaj diçka dhe unë do ta harroj, më mëso diçka dhe unë do të kujtohem, më përfshi dhe unë do ta mësoj”.

Në këtë prizëm kjo nismë e përkrahur nga më shumë se 100 shtete, ndër të cilat bën pjesë dhe Shqipëria, ishte mjaft e vlefshme.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën