Përfitimet që sjell qumështi i bajameve

Qumështi i bajameve ka përfitime mjaft të dobishme shëndetësore, madje edhe më shumë se qumështi i zakonshëm. Ai është një alternativë shumë e mirë për ata që janë intolerantë ndaj laktozës dhe alergjikë ndaj sojës.

Përfitimet e qumështit të bajames janë të shumta, sidomos për ata që kërkojnë të humbin peshë. Ai ka një vlerë të ulët kalorike dhe njëkohësisht është i pasur me vitamina, fibra dhe kalcium, të cilat i bëjnë shumë mirë shëndetit të kockave.

qumesht bajameAshtu si produktet konvencionale të qumështit, qumështi i bajameve ka lëndë ushqyese të fortifikuara. Një gotë qumësht bajamesh në ditë të jep: 10% vitaminë A, 25% vitaminë D, 50% vitaminë E.

Këto vitamina e bëjnë atë aq të ushqyeshëm në krahasim më sasinë e kalorive që mbart. Vitamina A dhe E veprojnë si antioksidantë, rrisin imunitetin, mbrojnë qelizat e trupit dhe indet nga dëmtimi. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e shikimit.

Qumështi i bajameve është i pasur me kalcium, i cili luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve dhe redukton rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

Përfitimet shëndetësore:

Ndihmon personat me diabet: Qumështi i bajameve është i mrekullueshëm për personat që kanë diabet dhe duan një aleat të mirë për të përmirësuar sasinë e sheqerit në gjak. Ky qumësht ka në përbërje sasi shumë të ulët sheqernash të thjeshta, gjë që i jep një natyrë të ulët glicemike, që do të thotë se e tret plotësisht trupi dhe e konverton në energji.

Zemër e shëndetshme: Sasia e ulët e natriumit, mungesa e kolesterolit dhe prania e kaliumit ndihmon të mbajë nivelet e gjakut në gjendje normale dhe ruan gjendjen e zemrës.

Parandalon sëmundjen e alcajmerit: Siç e përmendëm dhe më sipër qumështi i bajameve është i mbushur me vitamina D, i cili përmirëson funksionin e qelizave dhe imunitetin. Për shkak të këtyre përbërësve është provuar se ky qumësht mund të ulë rrezikun e sëmundjes së alcajmerit.

Rrit fuqinë muskulare: Qumështi i bajameve ndihmon në rritjen e fuqisë muskulare dhe është i përkryer për ndërtuesit e trupit. Ai ndihmon në përmirësimin e muskujve  për shkak të pranisë së riboflavinës dhe hekurit.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe