Pesticidet dhe dëmet që mund të shkaktojnë në organizëm

pesticidePesticidet dhe rreziku që  vjen nga përdorimi pa kriter i tyre, kjo ishte tema e trajnimit të bërë nga shoqata “Together for life” dhe Ekolëvizja. Në këtë trajnim ishin të pranishëm gazetarë të medias së shkruar dhe asaj vizive. Fokusi i këtij trajnimi, ishte mënyra e shmangies së pesticideve dhe dëmet që ato shkaktojnë në organizëm. Organizatorët e këtij takimi, shoqata “Together for life” dhe Ekolëvizja, e shohin si të domosdoshme nisjen e një fushate sensibilizimi nëpër media rrezikun që na kanoset çdo ditë nga përdorimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë pesticidesh apo herbicidesh. Ambientalisti Xhemal Mato u kërkoi gazetarëve të pranishëm që të jepnin kontributin e tyre në sensibilizimin e popullatës për rreziqet që u vijnë nga përdorimi frutave apo zarzavateve që kanë një dozë të lartë kimikatesh. Prof. Magdalena Cara, kimiste, tha gjatë prezantimit të saj se “Përdorimi i pesticideve në bujqësi përbën një nga investimet jo të neglizhueshme në teknologjinë e kultivimit, kurse kontrollet e tjera, në vendin tonë, akoma nuk zënë vendin e duhur”. Rreziqet që mund të vijnë nga pesticidet janë të shumta. Aspekti më shqetësues për pesticidet është akumulimi dhe përqëndrimi i tyre në zinxhirin ushqimor, duke u bërë një rrezik potencial për jetën e njerzve dhe të kafshëve.  Gjithashtu, një pjesë e tyre shpëlahet nga uji dhe transportohet nga ai në ujërat sipërfaqësore dhe dete. Në fund të këtij trajnimi drejtuesit e tij u shprehën se kjo ishte vetëm një pikënisje e fushatës sensibilizuese për konsumatorin shqiptar, i cili e ka të domosdoshme të dijë rreziqet që mund ti vijnë nga përdorimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë kimikatesh.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën