Pijet e gazuara përmbajnë sheqer në sasi të mëdha. Vetëm një kanaçe e vogël përmban 12 lugë sheqer. Kaloritë e 12 lugëve sheqer janë të barabarta me
kaloritë e një cope bakllava. Me ndryshimin e vetëm që bakllavaja të ngop, madje të vel, kurse kaloritë nga pijet e gazuara sensorët tanë të ngopjes nuk i njohin fare!
Këshillë: Zëvendësoni pijet e gazuara me çaj bimor ose thjesht me ujë natyral!
A e dinit se pijet e gazuara e bëjnë trupin tonë të djegë më pak dhjam se normalisht? Ato ndërhyjnë në monopate të metabolizmit duke penguar djegien e acideve lyrore nga depozitat e dhjamit dhe e bëjnë trupin të djegë sheqer në vend të dhjamit, gjë që nuk e ndihmon aspak trupin tonë!


