Pikat e bardha në thonj, ja çfarë tregojnë

Blerta Gjoni, dermatologe pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr.3

thonj te bardhNjë nga shkaqet më të zakonshme për këto pika të bardha, të cilat shfaqen si në thonjtë e duarve ashtu edhe në të këmbës, është një gjendje e quajtur leukonychia. Emri duket shqetësues por kjo gjendje në fakt nuk është e tillë. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se këto pika shfaqen si pasojë e mungesës së zinkut ose kalciumit, kjo nuk është e vërtetë.

Ato shfaqen pas dëmtimeve të vogla që pësojnë thonjtë tuaj si pasojë e goditjeve ose e ndonjë shkaku tjetër. Nëse nuk mbani mend ndonjë gjë që të ketë dëmtuar thonjtë, kini parasysh se thonjtë rriten shumë ngadalë kështu që goditja mund të ketë ndodhur edhe para disa javësh.

Çfarëdo qoftë arsyeja e dëmtimit, këto pika nuk kanë nevojë për trajtim dhe duhet të largohen me rritjen e thonjve. Por nëse të gjithë thonjtë  kanë pika të bardha të cilat nuk largohen, atëherë kjo mund të lidhet me ndonjë sëmundje si ato kardiovaskulare, të veshkave, anemi ose diabet.

Gjithsesi nëse shihni anormalitet tek thonjtë, duhet të konsultoheni me mjekun pasi thonjtë shpesh janë tregues të disa sëmundjeve me rëndësi.

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Mjekëve u kërkohet të rimendojnë ilaçet për diabetin: 40% e pacientëve rrezikojnë shëndetin e tyre
Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni