Dihet tashmë që po të konsumoni verë (në sasi të kufizuar), jeni më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës. Por studimet e fundit tregojnë se konsumi i verës ndihmon edhe në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundja e dementias (degjenerim i trurit).
Sipas një hulumtimi të publikuar në revistën mjekësore “BMJ Open”, konsumimi i një gote verë në ditë ul numrin e pacientëve me sëmundjen e alcajmerit.
Studimi i 321 personave me alcajmer të fazës së parë, tregoi se personat që pinin verë kishin vdekshmëri 77% më të ulët krahasuar me njerëzit që pinin pak verë ose aspak. Drejtuesi i studimit tha se ideja ishte që një sasi e moderuar alkooli mund të ndikonte pozitivisht në vdekshmërinë e të sëmurëve me alcajmer. “Megjithatë me këtë ne nuk inkurajojmë konsumimin e alkoolit te këta pacientë”, u shpreh ai.
Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Donjeta Zeqa


