Pneumologia Elona Hila: Ajri i ndotur, shkak për sëmundjet pulmonare

Cilësia e ajrit që thithim çdo ditë mbetet një nga problemet më shqetësuese për shëndetin tonë, ndërkohë që lista e sëmundjeve që vijnë si pasojë e tij, është jo pak e gjatë.

Ndikimin kryesor ai e ka në sëmundjet respiratore pasi riaktivizon edhe kancerin pulmonar. Sëmundje të tjera mund të përmendim: astmën bronkiale, bronkitin akut irritativ, i cili nëse përsëritet herë pas herë mund të kthehet dhe në sëmundje invalidizuese/ bronkit kronik. Vetë bronkiti kronik nëse shpërfillet/nuk trajtohet si duhet mund të kthehet në sëmundje pulmonare obstruktive kronike, ku veç të tjerash, ka dhe një kosto shumë të lartë trajtuese.

Të tjera ndikime në organizëm ajri i ndotur mendohet të ketë edhe në sistemin kardiovaskular, lindjet premature dhe vdekjet e parakohshme të cilat rezultojnë të jenë më të larta tek fëmijët nën 5 vjeç, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

Megjithatë, ndikimi i ajrit të ndotur në organizëm varet dhe nga densiteti apo lloji i grimcës të cilat i kemi me origjinë biologjike (polenet, sporet, bakteret, viruset, alergenet) nga gazrat e ndryshme dhe pluhuri atmosferik (tymrat e vajrave, smogu, duhani etj).

Sa më e vogël të jetë një grimcë, aq më gjatë qëndron ajo në ajër, por aq më i madh është dhe efekti i saj. Për shembull: një grimcë me d ~10 mikrometër rri disa orë në ajër (për arsye të gravitetit) dhe ajo me d~1 mikrometër rri disa javë./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën