Poleni ju bën alergji, por fajin e ka dhe smogu

Seniora 2

Kemi hyrë në stinën e pranverës, kur shumë prej nesh vuajnë nga alergjia ndaj polenit, ose ndryshe riniti alergjik. Teshtijmë, na kruhet gryka e na lotojnë sytë. Ata që vuajnë më shumë, detyrohen madje dhe të kufizojnë daljet në ajër të pastër. Studimet tregojnë se smogu nëpër qytete po shton rastet e alergjive pranverore. Ka dy herë më shumë alergjikë pranverorë nëpër qytete sesa në fshatra, kjo për shkak të alergji femijesmogut, sipas ekspertëve.

Riniti alergjik u përshkrua për herë të parë si sëmundje në fillim të revolucionit industrial nga dr. Bostock, i cili vuante vetë prej sëmundjes. Iu deshën disa vjet që të kuptonte se kishte dhe të tjerë me të njëjtat simptoma. Kjo tregon sa pak e përhapur ishte alergjia stinore para revolucionit industrial.

Në 20 vjet numri i njerëzve të sëmurë me rinit alergjik në vendet perëndimore është katërfishuar, megjithëse polenet nëpër qytete nuk janë shtuar. Bashkë me rinitin janë shtuar dhe sëmundje të tjera alergjike, si astma dhe ekzema. Smogu është sidomos i dëmshëm kur ekspozohet ndaj diellit, duke krijuar të ashtuquajturin “smog fotokimik”. Sipas shkencëtarëve, smogu e mban polenin afër tokës, duke penguar shpërhapjen e tij.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën