Problemet e mëlçisë dhe tëmthit që i “faturohen” stomakut

Shumë shqetësime që i atribuohen stomakut në fakt kanë origjinë jo të drejtpërdrejtë; stomaku “sillet” keq, por jo për fajin e tij, por për faj të mëlçisë dhe veçanërisht të rrugëve biliare, domethënë të tëmthit, domethënë të qeses ku grumbullohet vreri.

guret ne temthTëmthi mund të infektohet ose mund të grumbullojë gurë ose mund ta sekretojë keq vrerin. Si rezultat tretjet bëhen të mundimshme dhe të ngadalshme, i sëmuri ka një ndjenjë të pakëndshme fryrje të barkut pas vakteve dhe e zë gjumi sa mbaron së ngrëni.

Ndonjëherë, dhembja në pjesën e pasme të barkut mund të bëhet tepër e madhe dhe të jetë një “kolikë hepatike” e vërtetë, e shoqëruar nga ethe dhe nga një zverdhje e lëkurës dhe e mukozave të dukshme (shteri). Jo rrallë “e bardha e syve” zverdhet dhe skuqet nga kongjestioni i enëve të vogla të indit lidhor.

Dieta, kurat me ujë, kurat sistematike p.sh. me acid cikloksilik, slimarinë, koenzimë A etj. përmirësojnë gjendjen dhe, mbi të gjitha, e shkarkojnë stomakun e shkretë nga përgjegjësitë indirekte.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë
Kura befasuese për migrenën, pa efekte anësore