Pyetje: Cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të konsumojnë të sëmurët me sklerozë multiple
Përgjigje nga mjekja Mira Rakacolli: Ushqimet e pasura me yndyrë si produktet e mishit apo ëmbëlsirat ndikojnë negativisht dhe favorizojnë shfaqen e sëmundjes së sklerozës multiple. Duhen shmangur plotësisht produktet e mishit (sidomos mishit të kuq apo mishit konservues) duke përdorur sa më shpesh mish pule apo gjelave të detit. Specialistët këshillojnë përdorimin e mishit të peshkut së paku dy herë në javë.
Përsa i takon bulmetrave, sugjerohet të përdoret më së shumti qumështi i cili është i varfër me yndyrë. Perimet e gjelbërta janë ata që rekomandohen më së shumti nga mjekët. Këto ushqime përveçse janë të pasura me minerale dhe vitamina, ndihmojnë procesin e tretjes. Me anë të perimeve përfitohet mjaft lëng i cili është i rëndësishëm për qendrat e metabolizmit, kjo është edhe arsyeja pse perimet këshillohen të konsumohen të paziera ose shumë pak të ziera.


