Pse gratë rrezikojnë aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit

Vlash Gjeci
Hematolog
Anemitë e shkaktuar nga mungesa e hekurit, janë forma më e përhapur dhe gratë janë kontigjenti më i rrezikuara për shfaqjen e saj. Por cilat janë shenjat e saj klinike dhe si mund të trajtohet? Ja se çfarë thotë në një intervistë mjeku hematolog Vlash Gjeçi, specialist pranë poliklinikës së specialiteteve nr.2:

anema 2

Çfarë është anemia hypokrome dhe nga se shkaktohet?
Kjo formë anemie është shfaqje e çrregullimit ekuilibrik midis marrjes (natyrisht dhe thithjes, transportrit e depozitimit) të hekurit në organizëm nga njëra anë dhe humbjes dhe mungesës nga ana tjetër. Konsiderojmë anemi nga mungesa e hekurit atëherë kur numri i eritrociteve bie nën 3.300.000, HB nën 8.4 gr% dhe hematokriti nën 40 %. Shfaqjet e anemisë prej humbjes së hekurit janë më të shpeshta nga hemoragjitë në ulcerat e stomakut dhe duodenit, hemoragjitë uterine, nga hemorroidet, nga landa (epistaxi) apo nga plagët, veçanërisht ato të shkaktuar nga armë zjarri.Jo të rralla janë anemitë hypokrome në sëmundje të brendshme gastro-duodenale, renale, hepatike, reumatizmale apo në parazitazë dhe në sëmundje të tjera infektive si dhe ato nga gjendjet toksike. Gjitashtu ka anemi hypokrome nga varfëria me hekur e produkteve ushqimore dhe nga mospërdorimi i hekurit.
Sa e shpeshtë është kjo anemi e shkaktuar nga mungesa e hekurit?
Shpeshtësia e anemisë nga mungesa e Fe, nuk e ekzagjerojmë nëse themi se është disa herë më e madhe se ulja e gjithë elementeve të tjerë si Ca, Na, Ka, Mng, etj në organizëm. Në një publikim të para disa vitesh “Mbi anemitë hypokrame” e hematologjisë në Tiranë rezulton se anemitë e shkaktuara nga mungesat e Fe zënë 70
% të sëmurëve anemik dhe 30 % të shtrimeve në hematologji. Në një publikim tjetër, punim i bazuar në përcaktimin e feritinës te gratë shtatzëna rezulton se 60 % e tyre vuajnë nga anemia me mangësi të hekurit.
Çfarë shenjash klinike shfaq i sëmuri?
Për këtë ja vlen të rikujtojmë pak disa nga shenjat klinike më të hershme dhe më të shpeshta me të cilat prezantohet anemia, që janë: dhimbje koke, “prerje gjunësh” vështirësi në gëlltitje të ushqimeve të thata, djegie gjuhe, tharje dhe thyerje thonjsh. Si dhe disa dukuri të shfaqura te këta  të sëmurë si p.sh çarje e këndeve të buzëve, sheshim i pipillave të gjuhës, për të cilat shpesh i sëmuri me anemi trajtohet për myk të gojës, gjithashtu duhet të vlerësohet dhe humbja e shkëlqimit dhe deformimi i sheshimit të thonjve. Jo rrallë ajo shfaqet me shenja të përgjitshme si: lodhje e përgjithshme dhe shpesh e tejskajshme, rrahje zemre, marrje fryme kur ngjisin shkallët, dhimbje koke e herëpashershme. Pra të gjitha këto përcaktojnë atë që quhet sëmundje e anemisë nga hekurit aq e mundimshme dhe e zgjatur në shumicën e  rasteve.
Pse gratë janë kontingjenti më i predispozuar për tu prekur nga kjo formë anemie?
Dihet që edhe humbjet e vogla e gjakut deri në 10ç shkakton humbje të hekurit deri në 50 mg. Po të llogarisim një rast, femër në ciklin menstrual që humbet përafërsiht 0.8 mg në vit dhe ti shtojmë dhe humbjet e tjera fizologjike si ato me anë të deskuamacionit të qelizave intestinale 0.5 mg në ditë, të qelizave të sedimentit urinar afërsisht 0.6 mg të cilët deri në 2mg në ditë bëhen shumë dhe jo rrallë në këto subjekte shfaqet anemia hypokrome, pra në trup “ të shëndoshë”. Këtyre humbjeve që përmendëm më sipër do ti llogarisim në një tjetër subjekt, grua shtatzanë apo në periudhën e ushqimit me gji të fëmijës, në këtë rast humbja e hekurit shkon deri në 500 mg dhe nganjëherë 1000  mg. Kjo bën që “marrja” nga organizmi i hekurit nga njëra anë dhe rrëzimit të hekurit plazmik dhe depove nën 1 gr, d.m.th “kërkesës” nga ana tjetër, të prishë balancën dhe të mos mbulohet nga marrja e hekurit me anë të ushqimit. Pra thyhet ky balancë dhe shfaqet anmiea që siç e cituam më sipër gjendet në persona “të shëndetshëm”.
Me se kurohet anemia nga hekuri?
Të gjithë kontigjentët me anemi, sado e vogël të jetë ajo, duhen konsultuar dhe kuruar rigorozisht. Kurimi është më i lehtë dhe më i plotë dhe natyrisht më i sukseshëm, kur trajtohet më hershëm.Mjekimi është i thjeshtë dhe praktik. Ai fillohet gjithmonë duke bërë një përllogaritje midis diferencës së sasisë së hemoglobinës në gram, të gjetur në organizëm, me atë të normës. Kjo shumëzohet me koeficientin e ëintrap 0.255. Në këtë mënyrë gjejmë sasinë totale të hekurit që duhet të japim. Preparatet me hekur sot gjenden me bollëk në rrjeti farmaceutik. Ato rekomandohen sipas rastit, 200 deri 900 mg në ditë nga goja ose 100 mg injektabël muskulor ose venoz, sipas llojit të ampulave. Hekuri nga goja shoqërohet detyrimisht me vitaminën C për të siguruar ambientin acid, i cili presupozon se konverton Fe nga tre valent në divalent, i domosdoshëm ky për t’u bashkuar me apoferitinën. Trajtimi me barna të hekurit nuk ndërpritet edhe kur shifrat normalizohen. Mjekimi si rregull zgjat përafërsisht 4-6 javë. Këshillohet që të mos hiqet dorë asnjëherë nga mbajtja nën kontroll e të sëmurëve me anemi hypokrome, sepse është e gabuar ideja e shërimit të plotë të kësaj forme anemie.
Si mund të mbrohemi nga kjo formë anemie?
Këshillohet dhënia e hekurit veçanërisht në periudhën e shtatzanisë. Profilaksia e anemisë duhet nisur nga evidentimi i hershëm i saj si dhe nga mundësia e gjetjes së shkaktarit. Për profilaksi do të këshillonim dhe përdorimin e një dietë të pasur me hekur, kjo sepse ajo mund të bëhet shkaktare siç është dieta e reduktuar me qumësht, e rekomanduar në ulcerat që përçon vetëm 15 mg hekur apo dietat e reduktuara të rekomanduar në kolitet. Dieta të veçanta me hekurt nuk përshkruhen, por duke u nisur nga nevoja e shtuar  e organizmit veçanërisht tek femrat si dhe nga njohja e përqindjes së hekurit në përmbajtjen e disa substancave ushqimore si dhe specifikën e të sëmurëve nga aparati tretës, u rekomandojmë që të administrojnë vetë dietën e tyre. Duke ruajtur natyrisht kalorazhin e nevojshëm rekomandohen produkte të pasura me hekur si p.sh mishi i vicit, qumështi, veza (e verdha e saj) panxhari, rrepa, bishtaja, majdanozi, sallat jeshile etj si dhe frutat e freskëta të cilat përmbajnë nga 1.9-3.2 mg hekur. Përdorimi në sasi e cilësi i këtyre produkteve ushqimore si dhe higjiena individuale do të ishin këshilla më e mirë për profilaksinë e anemisë. Pa harruar kontrollin e  menjëhershëm pas humbjeve të gjakut pavarësisht nga sasia.

Shenjat
Si ta kuptosh se vuan nga anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit
-Dhimbje koke
-Dobësi trupore
-Vështirësi në gëlltitje të ushqimeve të thata
-Diegie  gjuhës
-Tharje dhe thyerje e thonjve

predispozicioni
-Vajzat në adoleshencë
-Gratë në menopauzë
-Gratë gjatë shtatzanisë
-Nënat e reja gjatë periudhës së laktacionit
-Personat që i janë nënshtruar operacioneve nga stomaku
-Personat që kanë humbje gjaku nga majasëlli, ulçëra memece (melene)

menyja
 
ushqimet që përmbajnë hekur
-mishi i vicit
-panxhari
-rrepa
-bishtajat
-sallata jeshile
-majdanozi
-frutat e freskëta
-veza
 

 

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar