Psoriaza dhe alkooli, një lidhje vdekjeprurëse

Përshtati në shqip: Ilma lamçe

Pacientët psoriatik kanë rreth 60% më shumë mundësi , në krahasim me personat e së njëjtës gjini dhe moshë, të vdesin nga patologjitë e shkaktuara nga konsumi i tepërt i alkoolit.
Kush vuan nga psoriaza ka më tepër mundësi të vdesë nga patologji të cilat lidhen me abuzimin ndaj alkolit. Për të hedhur dritë mbi këtë problem është bërë një studim i kohëve të fundit ku janë analizuar të dhënat për më shumcë se 55 mijë pacientëve.

Fakte nga studimi:

Alkooli përkeqëson njollat në lëkurë
Megjithësë shumë pacientë me psoriazë kanë deklaruar se si sëmundja mund të përkeqësohet me disa ushqime, nuk ekzistojnë ende studime të cilat vërtetojnë një lidhje midis psoriazës dhe të ushqyerit. Por kërkime të shumta kanë treguar se alkooli favorizon fillimin e plagëvë të lëkurës dhe është një nga shkaqet e përkeqësimit, prandaj ekspertët këshillojnë të sëmurët të konsumojnë sa më pak ose të shmangin totalisht pijet alkoolike.

Informacionet janë mbledhur nga viti 1998 deri në 2014 dhe lidhen vetëm me personat mbi 18 vjeç. Rezultatet e anketave kanë treguar se pacientët psoriatik kanë rreth 60% mundësi, krahasuar me persona të së njëjtës gjini dhe moshë, të vdesin nga patologjitë e shkaktuara nga konsumimi i tepruar i alkoolit siç janë sëmundjet e mëlcisë, cirroza ose crregullime mendore dhe crregullime në sjellje.

Komenti i ekspertëve
Konsumi i tepërt i alkoolit është një faktor i njohur i rrezikut për psoriazën sepse favorizon dhe rrit gjendjen e përgjithshme inflamatore në bazë të sëmundjes. Alkooli është gjithashtu burim i madh i kalorive dhe lehtëson obezitetin, patologji e përbashkët me personat me psoriazë. Prandaj reduktimi i pijeve alkoolike ndihmon në peshë, psoriazën e mëlcisë dhe shëndetin në përgjithësi./corriere.it

Postime të ngjashme

Kjo është vitamina popullore e rinisë që mund të fshijë shenjat e plakjes
Diagnostikimi me kancer dhe ballafaqimi me lodhjen
Debatet mbi abortin në adoleshencë, gjinekologia Anika Dokle: Qasjet "morale" s’çojnë askund, duhet konsensus i gjerë
Kanceri i gojës, kokës dhe qafës; Këto janë shenjat e para paralajmëruese, që nuk duhet t’i neglizhoni
Gjuha e verdhë
parkinson
Çfarë është Parkinson?
Cili është ndryshimi midis një probiotiku dhe prebiotiku?
Toksikologu: Merimangat e zeza janë bërë më helmuese sesa nepërka