Qëndrimi pozitiv ndaj vetes, çelësi drejt suksesit!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

self tokShumica e njerëzve janë të motivuar, kur fillojnë një rutinë të re stërvitje ose një dietë të shëndetshme. Por, me kalimin e kohës, qëndrimi juaj optimist mund t’ju sjellë ndjenjat e dyshimit dhe pakënaqësisë. Ose edhe më keq, mund të filloni të krahasoni veten me të gjithë të tjerët, duke dashur të jeni të suksesshëm sa ata. Këto mendime dhe ndjenja negative janë veçanërisht të zakonshme kur nuk jeni duke parë rezultatet, pavarësisht punës tuaj të vështirë.

Në një studim të kohëve të fundit në Universitetin e Wisconsin në Whiteëater, 92 studente femra u ushtruan në një biçikletë stacionare për 30 minuta, duke lexuar një nga dy revistat e caktuara rastësisht ( revistë për gratë në palestër, ose, një revistë me informacione të përgjithshme). Ato që lexuan revistën për palestër raportuan më shumë ndjenja të ankthit, depresionit dhe humorit të dobët në krahasim me gratë që lexuan rrevistn me informacione të përgjithshme. Hulumtuesit spekulojnë se të dy, gratë dhe burrat mund të bien në depresion nëse krahasojnë vetën me modele dhe modelë, sepse ata mendojnë se kurrë nuk do të duken aq të mirë.

Çfarë ju tregoni  për veten, shpesh mund të përcaktojë nëse do të arrini me sukses qëllimet tuaja, ose do të hiqni dorë të zhgënjyer gjatë rrugës. Kur krahasoni veten me të tjerët (në jetën reale ose në virtuale), ose mendoni negativisht për të gjitha pjesët e trupit që ju shqetësojë, keni më shumë gjasa për të bërë stërvitje të dobët. Në thelb, mendimet tuaja mund të jenë vendimtare për mënyrën e të ushqyerit ose mbarëvajtjen në palestër. Jeni pozitive!

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/https://shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa