Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit: Shqipëria, me 12 plazhe të ndotura

Një raport i fundit i publikuar nga Agjencia Europiane  e Mjedisit e rendit Shqipërinë në 3 vendet e fundit në Europë sa i përket cilësisë së ujit të plazheve.

Vetëm 75% e plazheve në Shqipëri vlerësohen në raportin e fundit të EEA me cilësi të ujërave të mirë. Nga 107 plazhe të monitoruara, 12 prej tyre janë cilësuar si të ndotura.

Në raport theksohet gjithashtu se krahasuar me vitet e mëparshme, cilësia e ujërave është përmirësuar, kjo edhe falë programeve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Europian dhe vendet anëtare kanë punuar në vite për të përmirësuar cilësinë e ujit. Sot, cilësia e ujit në Europë është shumë herë më e pastër se 40 vite më parë, ku sasi të mëdha të ujit të pa trajtuar apo pjesërisht të trajtuar dhe ujit industrial derdheshin në këto plazhe.

Shtetet me plazhet më të pastra janë: Luksemburgu (100%), Malta ((98.9%), Qipro (97.3%), Greqia (95.9%) dhe Austria (95.1%).

Ndërsa shtetet me cilësinë e ujërave të plazheve më të dobët janë: Sllovakia, Suedia, Shqipëria, Rumania dhe Bullgaria.

Ndotja e ujit nga fekalet mbetet një rrezik për pushuesit vëren raporti, pasi bëhet shkak për sëmundje të ndryshme. Shkaku kryesor i ndotjes janë shkarkimi i ujërave të zeza në det dhe derdhjet e rrëmbyeshme që sjellin lumenjtë, në veçanti pas reshjeve të shumta.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën