Raporti i DASH: Sistemi shëndetësor i korruptuar. Problem, pandëshkueshmëria.

Denisa Canameti 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në Shqipëri përgjatë vitit 2016. Sipas raportit, problemet më serioze në lidhje me të drejtat e njeriut ishin korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes, në veçanti brenda sistemit gjyqësor dhe sistemit të shëndetësisë, dhuna në familje dhe diskriminimi i grave.

E megjithatë, pavarësisht nivelit të lartë të korrupsionit, në raport thuhet se :

“Pandëshkueshmëria mbeti problem. Ndjekja penale, veçanërisht prova e fajësisë e zyrtarëve që kishin kryer abuzime mbetën sporadike dhe të paqëndrueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe ata me interesa të forta biznesi shpesh arritën të shmangnin ndjekjen penale”

Në seksionin e parë të raportit  i kushtohet një hapsirë e posaçme mungesës së trajtimit mjekësor në burgje dhe qendrat e paraburgimit:

 “Mungesa e trajtimit mjekësor, sidomos për çështjet e shëndetit mendor, ishte një problem serioz, ashtu sikurse edhe ndërtesat e mbipopulluara dhe infrastruktura e dobët fizike e tyre…

 “Pjesa më e madhe e 140 ankesave të marra nga Avokati i Popullit prej të burgosurve deri në shtator kishte të bënte më së shumti me cilësinë e shërbimeve shëndetësore…KSHH raportoi gjithashtu

edhe për një numër në rritje të ankesave për cilësinë e shërbimeve shëndetësore, si

dhe transferimet/mos-transferimet midis ndërtesave të paraburgmit. Avokati i Popullit dhe organizatat joqeveritare (OJQ-të) raportuan se autoritetet mbajtën të burgosur me aftëzi të kufizuara mendore në burgje normale, ku qasja ndaj kujdesit shëndetësor mendor ishte tërësisht i papërshtatshëm. ”

Në seksionin e 6-të: Diskriminimi, Abuzimet Shoqërore dhe Trafikimi i Personave, raporti ndalet te të drejtat riprodhuese ku thuhet se cilësia dhe mundësia e marrjes së shërbimit shëndetësor të siguruar nga qeveria, përfshirë kujdesin obstretik dhe atë pas lindjes, nuk ishin të kënaqshme, veçanërisht në zonat e thella rurale :

“Çiftet dhe individët kanë të drejtën të vendosin për numrin e fëmijëve, distancën kohore mes fëmijëve dhe kohën kur dëshirojnë të kenë fëmijë; të menaxhojnë shëndetin e tyre riprodhues; dhe të kenë informacionin dhe mjetetet për ta realizuar këtë pa diskriminim, detyrim ose dhunë. Cilësia dhe mundësia e marrjes së shërbimit shëndetësor të siguruar nga qeveria, përfshirë kujdesin obstretik dhe atë pas lindjes, nuk ishin të kënaqshme, veçanërisht në zonat e thella rurale”.

 Në seksionin ku flitet për fëmijët, raporti evidenton mosdhënien e shpërblimit për fëmijët që lindin:

Prindërit u nxitën të regjistronin lindjen e fëmijës në kohën e duhur, dhe ligji parashikon një shpërblim monetar për prindërit që regjistrojnë fëmijët e tyre brenda 60 ditësh nga lindja. Megjithatë, shpesh autoritetet nuk i shpërndanë shpërblimet.

“Punëdhënësit, shkollat, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe ofrues të shërbimeve të tjera shtetërore ndonjëherë kryenin diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuar”, thuhet në raport.

Raporti ndalet edhe në zbatimin e standardeve dhe rregulloreve për shëndetin dhe sigurinë profesionale:

“Inspektorati Shtetëror i Punës është përgjegjës për zbatimin e standardeve dhe rregulloreve për shëndetin dhe sigurinë profesionale. Mungonte në përgjithësi zbatimi. Kushtet e vendit të punës në prodhim, ndërtim dhe sektorin e minierave shpesh ishin të dobëta dhe në disa raste të rrezikshme… Nuk kishte programe qeveritare që të siguronin mbrojtje sociale për punonjësit në ekonominë informale” vazhdon raporti.

Sa i takon ligjit për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët thuhet se:

“Ligji siguron për migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët shërbime publike, përfshirë arsim, kujdes shëndetësor, strehim, zbatim ligji, procedura gjyqësore dhe ndihmë ligjore. Migrantët dhe azilkërkuesit shpesh kërkuan ndërhyrjen e UNHCR-së ose OJQ-ve lokale për të siguruar këto shërbime”.

Avokati i Popullit,  Igli Totozani, ka vlerësuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, i cili përcakton detyra dhe pritshmëri për angazhime të reja nga çdo institucion.

Duke falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme të ofruar deri tani për Shqipërinë, në të gjitha drejtimet,  Totozani shprehet se Raporti i DASH duhet konsideruar si një instrument i domosdoshëm  në planifikimin e punës së përditshme të institucionit e në mënyrë të veçantë në përmbushjen e detyrimeve për të mbrojtur  të drejtat e njeriut.

https://www.google.com/url?hl=en&q=https://al.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/140/2017/03/Shqiperia-2016.pdf&source=gmail&ust=1488900841205000&usg=AFQjCNH2TF6uVEiHGhq1C196cbDZiQ-6hw

Postime të ngjashme

829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë