Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Nëse doni të eliminoni përgjithmonë qimet e padëshiruara nga fytyra dhe trupi, provoni këtë recetë të mrekullueshme që është krejtësisht e natyrshme dhe mund të përgatitet në shtëpi.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle shafran Indie
- 2 lugë miell
- Pak kos ose qumësht
Përgatitja:
Aplikoni përzierjen e përgatitur në vendin ku doni të eliminoni qimet në drejtim të rritjes së tyre dhe lereni për rreth 20 minuta deri sa të thahet. Fshijeni me leckë pambuku të pastër ose me furçë, zhytur më parë në ujë të vakët.
Ky trajtim duhet të përsëritet 3-4 herë në javë për një muaj, qimet reduktohen maksimalisht dhe në fund do të zhduken përgjithmonë.
Burimi: goodmorningcenter / shendeti.com.al


