Receta “magjike” që rrit flokët për një kohë të shkurtër!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

floke rritjeShumë njerëz duan flokë më të gjatë dhe më të shëndetshëm, por produktet që e mundësojnë këtë proces mund të kushtojnë një pasuri.

Fatmirësisht, nuk keni nevojë të harxhoni para sepse ka kaq shumë produkte që ju vijnë në ndihmë, të cilat ndodhen pikërisht në kuzhinën tuaj!

Përbërësit:

1 vezë

3 lugë vaj ulliri

1 lugë gjelle pluhur mustardë

2-3 lugë ujë të ngrohtë

Përgatitja:

Përzieni një lugë gjelle pluhur mustarde me pak me ujë të ngrohtë. Dy ose tre lugë ujë do të jetë e mjaftueshme për të bërë një pastë homogjene. Pastaj shtoni tre lugë vaj ulliri dhe një vezë. Përziejini të gjitha këto përbërës së bashku.

Aplikoni këtë maskë mbi flokët e palarë (vetëm tek rrënjët).

Pasi ta keni aplikuar maskën mbështillni kokën me qese dhe pastaj me një peshqir të ngrohtë. Mustarda jep një efekt të fortë ngrohje. Ajo nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe kështu shkakton rritjen e flokëve, trashësi dhe të shkëlqim.

Burimi: thediscoveworld.com/ http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave