Receta për lumturinë në çift: seks një herë në javë

Receta për lumturinë në çift është të kryerit e marrëdhënieve seksuale një herë në javë, jo më pak. Kët ë e bën të ditur një studim i kryer në Universitetin e Torontos, i publikuar në revistën “Society for Personality dhe Social Psychology”.

cifti i lumturEkspertët kanë nalizuar të dhënat e lidhura me mbi 30 mijë persona të intervistuar në harkun kohor të 40 vjetëve në sondazhe të ndryshme, të gjithë të lidhur me seksin dhe mirëqenien e çiftit.

Në të gjitha sondazhet ka rezultuar se, ndryshe nga çfarë thonë libra apo artikuj të ndryshëm, marrëdhëniet seksuale shumë të shpeshta nuk nënkupton një çift më të lumtur. Në fakt, ka rezultuar se lumturia dhe grada e kënaqësisë në një çift rritet me frekuencën e aktivitetit seksual, nëse kjo frekuencë arrin kufirin e një here në javë. Mbi këtë pikë, kënaqësia e çiftit nuk rritet.

Pra, çiftet që kanë marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë në javë nuk janë më të lumtur se ata që kryejnë marrëdhënie vetëm një herë në javë.

Gjithashtu, në një nga shumë kërkimet e kryera nga kërkuesit kanadezë rezultoi se nuk ka lidhje mes lumturisë së çiftit dhe të ardhurave të tyre. Më qartë, fakti që për dy partnerët mund të rriten të ardhurat nuk nënkupton se edhe tërheqja mes tyre do të jetë më e fortë./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa