Rezistenca ndaj antibiotikëve, studimi ngre alarmin: Miliona vdekje do të shkaktohen deri në vitin 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve po shqetëson përherë e më shumë autoritetet e shëndetësisë.

Një studim i fundit bën që të bien edhe më shumë këmbanat e alarmit, pasi parashikon që për shkak të këtij fenomeni, deri në vitin 2050 të vdesin më shumë se 39 milionë vetë në mbarë globin. Edhe në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë të paktën një rol.

Ekipi i kërkuesve nga Universitetiy of washington në Seattle, nën drejtimin e Christopher Murray përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore “The Lancet”.

Duhet të jemi në gjendje të vlerësojmë paraprakisht zhvillimet e ardhshme në mënyrë që të arrijmë të marrim masa e të shpëtojmë jetë, thonë hulumtuesit.Grupmoshoa më e rrezikuar konsiderohen të moshuarit. Numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mund të zvogëlohej me 50 për qind, sipas studimit, te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind. Një arsye kyce sipas ekspertëve për këtë situatë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Kështu për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shumë shpesh.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat