Riciklimi, një biznes fitimprurës

Seniora 2

Nga Rita Strakosha

Riciklimi është një biznes fitimprurës. Kështu shprehet kryetari i shoqatës së romëve në Pogradec, Ilir Gjoni, i cili thotë se riciklimi i mbetjeve plastike dhe shitja e rrobave të përdorura është një biznes shumë fitimprurës për familjet rome dhe egjiptiane në Pogradec. Një riciklues që punon me kohë të plotë, mund të fitojë 60000-90000 lek të reja në muaj.

riciklimiNë një projekt që do të realizohet duke filluar nga muaji mars në Pogradec, me bashkëpunimin e bashkisë dhe të shoqatës  “Dorka”, familjet rome do të kenë mundësi të realizojnë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve në koshat publikë, duke u pajisur me karroca e doreza. Aktualisht, kjo mbledhje e diferencuar nuk realizohet.

Familjet rome kryesisht merren me tregtinë e rrobave të përdorura, tregti e cila, sipas Ilir Gjonit, ka ardhur duke u pakësuar në vitet e fundit. Grumbullimi i diferencuar i mbetjeve është një detyrim ligjor për bashkinë e Pogradecit, detyrim i cili mund të realizohet me më pak kosto me ndihmën e komunitetit rom.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale (CESS) në vitin 2012, papunësia në komunitetin rom është në nivele shumë të larta. Në një sondazh të realizuar nga CESS, 50% e romëve të intervistuar deklaruan se nuk kanë punuar në 7 ditët e mëparshme.

40% e romëve të intervistuar punonin në shitje-blerjen e rrobave të përdorura, kurse 40% në grumbullimin e skrapit. Numri i të punësuarve në grumbullimin e skrapit është shtuar vitet e fundit.

CESS këshillon në studimin e vet që romët të krijojnë biznese sociale ku komuniteti rom, organet vendore dhe financuesit krijojnë partneritet. Pikërisht një partneritet i tillë është dhe ai i romëve të Pogradecit me bashkinë e Pogradecit dhe shoqatën “Dorka”.

Partneriteti do të legalizojë të ardhurat e romëve riciklues, si dhe do të shmangë shfrytëzimin e romëve nga tregtarët e shumicës.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën