Së shpejti me masat e duhura, në oraret e duhura dhe mbrojtjen e duhur, dielli mund të ndihmojë organizmin për t’u mbrojtur nga nga sëmundjet neurodegjenerative si skleroza. Sipas një studimi amerikan të kryer nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut, fëmijët që kalojnë më shumë kohë të ekspozuar ndaj rrezeve të tillit kanë një rrezik më të ulët për të shfaqur të tillë pathologji. Mbrojtja e duhur nga rrezet ultraviolet (Uv) lidhet me një alteracion të përgjigjes së qelizave imunitare, të implikuara në këto sëmundje autoimune të sistemit nervor, apo rritjes së niveleve të vitaminës D, ndaj të cilës më parë janë vënë re efekte benefite. Rezultati i studimit të ri, i publikuar në revistën “Neurology”, lidhet me faktin që skleroza, që prek të paktën 2 milionë persona në botë, është më e shpeshtë në lartësitë e mëdha, ku në përgjithësi ekspozimi ndaj rrezeve të dielit është më e pakët. Studiuesit kanë kryer një studim te 79 binjakë monozigotë (të një veze),me të njëjtin rrezik gjenetik të sëmundjes, nga të cilët vetëm njëri kishte shfaqur sklerozën. Ndryshimi mund të lidhet pikërisht me ekspozimin ndaj diellit: binjaku më i vogël kishte kaluar një numër më të madh orësh në ajër të pastër për aktivitet fizik dhe sportiv, kishte 57 % rrezik më pak për tu sëmurur.



