Rriten rastet e kancerit tek të rinjtë, mjekët fajësojnë stilin e jetesës

Rastet e sëmundjeve tumorale tek moshat e reja janë në rritje. Mjekët theksojnë se trajtimi varet nga koha e diagnostikimit, ndërsa si faktor kryesor për shfaqjen e sëmundjes ata rendisin stilin e jetesës.

Në Spitalin Onkologjik në QSUT, pacienti më i ri i diagnostikuar këtë vit është një 17-vjeçar me melanomë, ndërsa një vajzë 23-vjeçare është trajtuar për kancer gjiri.

“Kemi pasur një djalë 17 vjeç me melanomë në stad të avancuar, që po trajtohet aktualisht, si dhe një vajzë 23 vjeçare me kancer gjiri, e cila u diagnostikua në fazë të hershme dhe e ka përfunduar trajtimin, duke vijuar ndjekjen”, thotë onkologia Anila Pema për Euronews.

Mbijetesa varet nga faza e zbulimit

Mjekët theksojnë se ecuria e sëmundjes ndryshon nga rasti në rast, por diagnostikimi i hershëm rrit shanset për mbijetesë.

“Në varësi të llojit të sëmundjes, mbijetesa mund të shkojë disa vite. Ka pacientë në stade të avancuara që ndërruan jetë brenda 2-3 vitesh, por edhe të tjerë që pas trajtimit mund të rikthehen në një jetë normale për dekada. Ndjekja pas trajtimit është shumë e rëndësishme”, thotë onkologia Anila Pema.

Faktorët kryesorë të rrezikut

Mjekët vënë në dukje ndikimin e faktorëve mjedisorë, stilit të jetesës, ushqimit dhe stresit në shtimin e rasteve me sëmundje tumorale tek të rinjtë.

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat