Mira ka ndërruar foton e profilit, Klodi ka komunikuar me Jonën dhe Lidën, Liza dhe Genta kanë postuar të dyja një artikull interesant. Alma ka firmosur një peticion, ndërsa Andi ka komentuar në një foto të Bledit që është me pushime në Itali me familjen… I shkreti truri ynë sa gjëra ka për
të “përtypur”: kujdesa afatshkurtër, ndryshe nga ajo afatgjatë, në fakt ka një hapësirë shumë të kufizuar dhe madje ka edhe kufij kohorë.Kështu që nëse mbingarkohet, mund edhe të bllokohet fare. Paralajmërimi vjen nga studiuesit suedezë që inkurajojnë përdoruesit që të kalojnë më pak kohë në rrjetet sociale dhe herë pas here të bëjnë ndonjë pushim.
Studimi në fakt paralajmëron: kalimi i shumë orëve në FB apo rrjete të ngjashme mund të dëmtoë kujtesën e njerëzve dhe të shkaktojë humbje të informacioneve të rëndësishme.
Sot psikologët preferojnë të flasin për kujtesën e punës sesa për kujtesën afatshkurtër. Kujtesa e punës ka dy kufij: atë kohor dhe atë sasior. Në thelb, koha për ta kaluar një informacion në kujtesën afatgjatë është shumë e shkurtër (vetëm 20 sekonda). Kjo kohë e kufizuar e bën trurin të jetë nën presion ndërsa i duhet të zgjedhë ta fshijë apo ta mbajë informacionin. Për më tepër, sistemi njohës mund të përpunojë njëkohësisht 5-9 elemente. Kjo nënkupton se nuk mund të qëndrojnë më të gjitha informacionet për Klodin, Jonën, Almën, Gentën etj.
Sipas studiuesve, zgjidhja është përdorimi i rrjeteve me doza të duhura, pasi trurit i duhen dhënë edhe momente qetësie, të cilat për punën që bën, sigurisht që i meriton. /A.Gjypi


