Sekrete bukurie nga gratë indiane, për flokë të gjatë dhe me shkëlqim

indiane

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Keni menduar ndonjëherë çfarë u bëjnë flokëve gratë indiane që i kanë kaq të gjatë dhe të shëndetshëm. Epo ja ku do t’jua shuajmë edhe këtë kureshtje.

Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si mund të keni edhe ju flokët e ëndërruara nga të gjitha femrat.

Përdorni lëngun e aloe verës

aloe-vera

Mos ndoshta rrotull  në ndonjë vazo në shtëpi keni aloe vera?

Është koha për ta vënë në përdorim! Lëngu i aloe verës  stimulon rritjen e flokëve dhe është i dobishëm për kujdesin e kokës.

  • Këpusni disa gjethe aloe vera.
  • Prisni në gjysmë që të dalë lëngu.
  • Masazhojeni kokën me lëngun e saj dhe lëreni maskën për rreth 2 orë. Nëse dëshironi mund ta mbani dhe gjatë gjithë natës.

Shpëlani kokën me ujë të ftohtë pas larjes së zakonshme

uje

Mund ta provoni  edhe këtë truk. Uji i ftohtë mbyll poret dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke çuar kështu në rritjen e shpejtë të flokëve. Një bonos shtesë: flokët do të shkëlqejnë më shumë.

  1. I lani flokët si zakonisht.
  2. Pasi të keni hedhur zbutësin ose ndonjë maskë tjetër, i lani flokët me ujë të ftohtë.

Lani flokët me uthull molle

uthull-molle

Kjo duhet aplikuar disa herë në muaj. Uthulla e mollës do t’ju ndihmojë për të pasur  flokë të shëndetshëm.

  • Lani flokët.
  • Përdorni uthullën e mollës në vend të zbutësit të flokëve.
  • Mos e shpëlani atë, vetëm në rast se ka një erë të fortë.

Trajtojini flokët me maska që përmbajnë proteina

maske-per-proteina

Po ju tregojmë një hile të thjeshtë për të luftuar mungesën e proteinave:

  • Merrni dy vezë me temperature ambienti.
  • Ndajini te bardhat nga e verdha. Merrni të bardhat e vezëve dhe aplikoni në rrënjët e flokëve.
  • Për efekt me të mirë, ju mund ta mbështillni kokën.

Përdorni vajra esenciale

vajra

Vajrat e bajameve, kokosit, rozmarinës, trumzës kanë një efekt pozitiv në flokët tuaj duke i siguruar atyre një numër të madh vitaminash dhe komponentësh bimorë.

 Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave