Sëmundjet malinje, shefi i shërbimit të neokirurgjisë Artur Xhumari: Bëjmë 7-8 operacione çdo ditë

Artur Xhumari, shefi i shërbimit të neokirurgjisë ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians”, për të folur për sëmundjeve neurologjike.

Ai tha se në spitalin ku punon tashmë ka më tepër ndërhyrje se ç’bëheshin më parë. I pyetur se sa raste mund të trajtojë në ditë, ai tha se ka mesatarisht 7-8 operacione në ditë.

“Në shërbimin tonë dy vitet e fundit ka një rritje të numrit të interventeve që kryejmë. Ndoshta si pasojë e vënies së indikacionit më liberal, por në thonjëza.

Dikur shikonim një të sëmurë dhe thoshim nuk do përfitoj as nga ne as nga kimioterapia, as nga radioterapia, le të ikë se i ka ardhur koha. Së fundmi themi të provojmë edhe një ndërhyrje edhe në kimioterapi të re, kur flasim për sëmundjet malinje. Ne kemi një mesatare 8-7 operacione në ditë”, deklaron mjeku Xhumari.

Postime të ngjashme

Shpresë për pacientët me migrenë, Inteligjenca Artificiale parashikon se cilat ilaçe funksionojnë më mirë
Humb jetën 4-vjeçari në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë, Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona! Akuza për vrasje nga pakujdesia
Studimi zbulon se shumica e efekteve anësore të statinave nuk shkaktohen nga ilaçet
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon
Studimi: Më shumë se një e treta e rasteve të kancerit janë të parandalueshme
Çmimet e reja të barnave, reagon Ministria e Shëndetësisë
Pyetësor - Kur dhunuesi nuk trajtohet, viktima nuk mund të mbrohet