Shëndeti mendor, problemet që shfaqen tek të rinjtë dhe fëmijët

Ndryshimi i ritmit të jetesës ka nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm tek të rinjtë, por edhe tek moshat më të vogla. Mungesa e komunikimit, sidomos me prindërit, është një ndër faktorët kryesorë që ka ndikuar në ankth, stres dhe depresion.

“Kam vënë re që më parë fëmijët nuk flisnin për stresin, ose nuk përdorej fjala “stres”, si “jam i stresuar”, “jam i nervozuar”, “kam ankth”, “nuk duroj dot”… Fëmijët sot ndjejnë më shumë stres, kanë më shumë presion akademik dhe kanë më pak kontakt me prindërit. Ky humbje kontakti i ka bërë ata të përjetojnë stresin. Nuk është e thënë që fëmijët të përjetojnë stres vetëm prej mësimeve, por ky stres është edhe për shkak se ata duan të zbulojnë veten, të shprehin emocionet dhe nuk kanë mundësi t’i shprehin siç duhet”, tha Marsida Simo, sociologe.

Sipas një studimi të vitit 2024 nga studiues dhe psikologë nga Biblioteka Publike e Shkencave, prindërit që luanin me fëmijët dhe krijonin personalitete të përgjegjshme e të pjekura, kishin fëmijë me vetëvlerësim, gëzim të brendshëm dhe ndjeshmëri. Këto fëmijë kishin një veçori të përbashkët: ishin më të qeshur dhe të lumtur.

“Prindërit mundohen me aq sa mundet, por ritmi i jetës është kaq i shpejtë, që shpesh viti kalon si një muaj. Ata nxitojnë për të plotësuar nevojat materiale dhe shumë pak kohë i mbetet për aspektin emocional. Është më se e nevojshme të dimë për inteligjencën emocionale, që fëmijët tanë të jenë empatikë, të zhvillojnë aftësi sociale, të jenë të shoqërueshëm, të mbijetojnë dhe të dinë si të ndërveprojnë në shoqëri”,-tha tha Marsida Simo, sociologe.

Sipas hulumtimeve të ekspertëve të UNICEF-it, deri në 20 përqind të adoleshentëve në mbarë botën përjetojnë çrregullime mendore, dhe tre nga katër problemet e shëndetit mendor të të rriturve fillojnë në fëmijëri dhe adoleshencë.

Postime të ngjashme

Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje
Suplementet e kalciumit, rreziku serioz për shëndetin e zemrës?
Çfarë është kanceri në fazën 0? Ja çfarë duhet të dini rreth kësaj diagnoze të pazakontë
Si shfaqen dhe përkeqësohen problemet me mëlçinë?
Çfarë janë alergjitë? Simptomat, shkaqet, diagnoza, trajtimi dhe parandalimi