Shenjat më të shpeshta që na tregojnë se jemi të prekur nga anemia

anema 2Në shumë njerëz anemia shkon pa u vënë re ku simptomat mund të jenë të vogla ose të paqarta.

Më shpesh njerëzit raportojnë dobësi të përgjithshme, lodhje, gjendje e keqe e përgjithshme, vështirësi në përqendrim, vështirësi në frymëmarrje. Kur gjendja është më e avancuar kanë dridhje trupi, rrahje të shpeshta të zemrës, dhimbje gjoksi, dhimbje kockash, vështirësi në gëlltitje, zbehje të lëkurës dhe të mukozave, thonj delikatë e të thyeshëm lehtë.

Anemitë kronike mund të çojnë në çrregullime të sjelljes tek fëmijët si rezultat i çrregullimeve të sistemit nervor duke reduktuar edhe performancën shkollore, vështirësi në përqendrim.

Ndërsa tek anemitë nga mangësia e hekurit është më e shpeshtë simptoma e dhimbjes dhe lodhjes së këmbëve.

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar