Shenjat që tregojnë se niveli i serotoninës është ulur në mënyrë të rrezikshme dhe çfarë duhet të bëni në këto raste

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Serotonina është një hormon përgjegjës për dërgimin e sinjaleve nervore të trurit dhe ndihmon në përmirësimin e gjendjes shpirtërore, përmirëson gjumin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Në rast se ju keni çekuilibër të këtij hormoni apo nëse nivelet e tij janë të ulëta, ju do të keni këto probleme:

serotoninePagjumësi shqetësuese: niveli i serotoninës në trup ndikon në sasinë dhe cilësinë e gjumit. Ritmi circadian, i cili është i rëndësishëm për një cikël të duhur gjumi prishet në këto raste dhe e bën jashtëzakonisht të vështirë rënien në gjumë përsëri.

Probleme me tretjen: serotonina është përgjegjëse për dërgimin e sinjaleve nga truri në aparatin tretës dhe niveli normal i saj është shumë i domosdoshëm për shëndetin e brendshëm. Sipas mjekëve niveli i ulët i serotoninës në trup çon në sindromën e zorrës nervoze

Lodhje e vazhdueshme: prodhimi i energjisë së trupit është e varur nga serotonina dhe nëse nivelet e saj bien atëherë do të keni ndjesi këputje dhe lodhje gjatë gjithë ditës.

Rrit nivelin e ankthit: njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni shpesh marrin ilaçe që ndihmojnë në rritjen e nivelit të serotoninës në trup.

Dëshira për të ngrënë gjëra të ëmbla dhe karbohidrate: ushqimet e ëmbla, niseshteja dhe disa lloje karbohidratesh janë të lidhura në mënyrë të tërthortë me nivelin e serotoninës. Karbohidratet ndihmojnë që t’i jepni trupit tiprofan të mjaftueshëm për të rregulluar nivelet e serotoninës.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa