Shfaqet “kolla e mirë”! Përveç fëmijëve infeksioni Pertus po prek edhe të rriturit e vaksinuar

Mes morisë së virozave të shumta dhe alergjive tek shumë fëmijë të vegjël është duke qarkulluar infeksioni Pertus apo siç njihet ndryshe kolla e mirë.

Edhe pse të vaksinuar ndaj këtij infeksioni fëmijët e vegjël kanë manifetsuar kollë të zgjatur në kohë  madje tre javët e fundit janë paraqitur 28 raste në urgjencën e pediatrisë.

Infeksioni i ‘Pertus’ shfaq simptoma të rënda tek fëmijët e vegjël por mund të shkaktojë deri dhe humbje jete.

Vaksina ndaj infeksionit ‘Pertus’ bëhet tek fëmijë në moshën dy muaj , 4 muaj dhe 6 muaj e më pas bëhet doze përforcuese në moshën 4-5 vjeçare dhe një tjetër 16 vjeç . Por infeksioni ‘Pertus’ mund të prekë edhe të rriturit.

Infeksioni ‘Pertus’ ka qarkulluar por me raste sporadike ,ndryshe nga ky vit ku janë prekur  shumë fëmijë të vaksinuar dhe kanë manifestuar formë të rëndë.

Top Channel

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat