Shkencëtarët zbulojnë një lidhje mes gripit dhe diabetit tek të sapolindurit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i ri ka zbuluar se ka një lidhje të fortë midis infeksioneve, si pneumonia, bronkiti, sinusiti etj, dhe diabetit të tipit 1. Fëmijët që preken më shpesh nga ftohja dhe gripi para se të mbushin 6 muaj janë më të rrezikuar që të preken nga diabeti, kanë zbuluar një grup shkencëtarësh gjermanë.foshnje

Shkencëtarët mendojnë se fëmijët janë më të rrezikuar që të preken nga infeksionet, duke qenë se trupat e tyre nuk kanë akoma një sistem imunitar të zhvilluar plotësisht.

Studimet e fundit sugjerojnë se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes rrisin rrezikun për t’u prekur nga diabeti i tipit 1 nëse foshnjat sëmuren shpesh brenda gjashtë muajve. Shkencëtarët vëzhguan të dhënat mjekësore të rreth 300 mijë foshnjave të lindur në Bavaria, në Gjermaninë Jugore. Nga këto të dhëna ata panë se rreth 97% e foshnjave që ishin prekur nga infeksionet gjatë gjashtë muajve të parë të lindjes, vuanin nga diabeti.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!