Shtohen hemoragjitë cerebrale, mjekët: Ishemitë nuk po kursejnë as moshat e reja

Goditjet në tru apo siç njihen ndryshe ishemitë dhe hemorragjitë cerebrale shënojnë rreth 700 deri në 970 raste në vit, duke  u bërë një faktor risku i lartë për popullatën.

Mjekja neurologe Entela Basha, thotë se shkaqet e shfaqjes së ishemive cerebrale janë disa.

“Faktorët më të rëndësishëm janë faktor risku edhe për ishemi të tjera kardiake siç janë hipertensioni arterial, diabeti, fibrilacioni arterial, përdorimi i alkoolit, duhanit apo ka faktorë të tjerë, faktor koagulimi, mund të vinë si rezultat i bllokimit të enëve të gjakut. Grupmoshat që preken më shumë, targeti është 60-65 vjet e lart por patjetër që ka dhe grupmosha të moshës 40-45 vjec. Infarktet e trurit në moshat 40-45 vjec kanë një shpeshtësi që shkon nga 40 në 90 apo 120 raste për 100 banorë në vit, ndërkohë që tek mosha mbi 65 vjec shkon nga 600 në 700 raste deri në 970 raste për 100 mijë banorë në vit, gati mund të themi që 10 fishohet nga një dekadë në tjetrën risku për të bërë ishemi të trurit”, tha Entela Basha, mjeke neurologe QSUT për Vizion Plus.

Mjekja gjithashtu tregon diferencën  ndërmjet hemorragjisë dhe ishemisë.

“Dallimi është shumë i thjeshtë sepse nëse ishemia, kemi bllokim të gjakut, hemorragjia është çarje e një ene të gjakut. Hemorragjitë cerebrale përbëjnë 15-17% të gjithë infarkteve, ku 85%-87% janë infarkte cerebrale dhe ndërkohë 15% deri në 17 % janë hemorragji cerebrale. Nëse kemi një dhimbje koke shumë të fortë të paprovuar më parë, një dhimbje koke që mund të shoqërohet me të vjella të shumta, ndërkohë që shoqërohet me humbje të vetëdijes, duhet marrë me seriozitet dhe duhet të referohet patjetër tek mjeku specialist”, shtoi ajo.

Specialistët këshillojnë sa më shumë aktivitet fizik, për ngadalësimin dhe parandalimin e faktorëve të riskut.

Postime të ngjashme

Shkeljet me hemodializën, Braçe për Spitalin Amerikan: Janë bërë pagesa pa kryer shërbime, KLSH të auditojë 10 vitet e kontratës
1 mln € evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e spitalit privat në Tiranë
Studimi: Ecja 4,000 hapave një herë në javë, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme te të moshuarit
Bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme, 1 vit pas zgjerimit të listës
Studimi: Këto janë 6 llojet e kancerit që po përhapen te të rinjtë
Nga shtimi në peshë te ndryshimi i rrahjeve të zemrës, studimi zbulon për herë të parë efektet anësore të antidepresantëve
Jetë stresuese, rriten të sëmurët nga zemra dhe ata me probleme psikiatrike
Operacioni plastik në Turqi i merr jetën biznesmenes 50-vjeçare