Si ndikon alkooli në shëndetin e mëlçisë, problemet shëndetësore që ju shfaqen! Ja çfarë këshillohet

Tashmë dihet se konsumi i tepërt i alkoolit nuk është një zgjedhje e duhur për shëndetin.

Për të pasur një shëndet të mirë, këshillohet të bëni çmos për të kufizuar gotat e alkoolit që shijoni gjatë një darke apo një rasti festiv.

Edhe pse kjo nuk është një gjë e keqe, një studim i ri ka zbuluar se si një sasi e moderuar e alkoolit mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë.

Si ndikon alkooli në shëndetin e mëlçisë?

Në studimin e kryer nga Universiteti i Mjekësisë në Boston “Chobanian & Avedisian School of Medicine”, pjesmarrësit që ishin edhe konsumues të alkoolit, iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me zakonet e tyre e të pirit, ndërkohë që testoheshin për të përcaktuar gjendjen e mëlçisë së tyre.

Testimi me mënyrat bashkëkohore, tregoi se zakonet që lidheshin me konsumin e alkoolit, duke përfshirë edhe përdorimin e moderuar të alkoolit ishin të lidhura me disa sëmundje të mëlçisë.

“Rezultatet tona përforcojnë rëndësinë e inkurajimit të të gjithë pacientëve që të reduktojnë konsumin e alkoolit sa më shumë që të jetë e mundur”, shpjegoi një nga studiuesit.

Gjithashtu hulumtuesit këshillojnë që konsumi i alkollit të mos i kalojë një pije në ditë, ose më pak, për gratë dhe dy ose më pak për burrat.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë se për të mbajtur mëlçinë tuaj të shëndetshme dhe në gjendjen e duhur të punës, shmangia e alkoolit është zgjedhja më e mirë që mund të bëni.

Sipas tyre asnjë sasi alkooli nuk mund të jetë plotësisht e sigurt!

Kur bëhet fjalë se cila është arsyeja se pse konsumi i sasive të moderuara të alkoolit mund të çojë në probleme shëndetësore që mund të ndikojnë në mëlçinë tuaj së bashku me probleme të tjera të mundshme shëndetësore, ekspertët shpjegojnë se edhe në këtë rast “mëlçisë i duhet të përpunojë alkoolin”.

Alkooli përmban shumë kalori, e kjo në varësi të llojit dhe sasisë që konsumoni.

Një nga sëmundjet e mëlçisë si mëlçia e dhjamosur, lidhet me sasitë e shumta të kalorive që konusmoni, plus edhe me punën e madhe që i duhet asaj për të përpunuar alkoolin.

 

Burimi: agroweb.org

Postime të ngjashme

Lajm i mirë për bluzat e bardha! Nga 1 qershori, rriten pagat për stafin mjekësor dhe teknik të urgjencës
Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët
Pse uthulla e mollës nuk duhet të mungojë në dietën dhe jetën tuaj të përditshme?
5 gabime në mëngjes që ju bëjnë të keni uri brenda 1 ore
Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare
AKU kontrollon në magazinën e mjekut popullor Ylli Merja: Bllokohen 4 ton bimë medicinale
A është uji i gazuar një zgjedhje e shëndetshme? Zbulojeni tani
Administrata Tatimore publikon listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik