Si ndikon përdorimi i telefonit sapo zgjohemi në mëngjes tek shëndeti?

Mëngjesi është momenti më i rëndësishëm i ditës, dhe zakonet e shëndetshme gjatë këtij periudhe mund të kenë ndikim të madh në mirëqenien tonë. Një prej zakoneve që rekomandohet është shmangia e përdorimit të telefonit celular menjëherë pas zgjimit.

Megjithëse telefoni është një mjet shumë i dobishëm në jetën e përditshme, ai mund të ketë efekte negative, veçanërisht nëse përdoret pa u zgjuar plotësisht nga gjumi.

Sipas hulumtimeve, përdorimi i telefonit direkt pas zgjimit mund të shkaktojë stres të menjëhershëm.

Charlotte Armitage, psikologe dhe eksperte në fushën e teknologjisë, shpjegon se drita blu që lëshon ekrani i telefonit është e lidhur me rritjen e nivelit të hormonit të stresit, kortizolit.

Ky hormon mund të shkaktojë shqetësime si rrahje të shpejta të zemrës dhe ankth. Gjithashtu, ajo thekson se ekspozimi ndaj lajmeve të këqija në mëngjes mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, pasi shumë prej informacionit që shohim në rrjetet sociale është shpesh negativ.

Për të nisur ditën me energji pozitive, është e rekomandueshme të krijoni një rutinë të shëndetshme para dhe pas gjumit. Disa këshilla për përmirësimin e gjumit përfshijnë shmangien e përdorimit të telefonit një orë para se të flini, pasi drita e ekranit mund të pengojë procesin e përgatitjes për gjumë. Po ashtu, vendosja e telefonit në heshtje gjatë natës mund t’ju ndihmojë të ruani një gjumë të qetë dhe pa ndërprerje.

Pra, është e rëndësishme të merrni kontroll mbi përdorimin e telefonit tuaj dhe të evitoni të lejoni që ai të ndikojë negativisht në jetën tuaj. Kjo mund të ndihmojë në krijimin e një fillimi të shëndetshëm të ditës dhe përmirësimin e shëndetit tuaj mendor dhe fizik./TAR

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat