Si ndikon xhelozia në çift

celoz 2

Xhelozia krijohet nga perceptimi që njëri partner tërhiqet nga dikush tjetër, kjo ndodh zakonisht tek femrat, pasi janë më të prirura për t’u ndjerë xheloze, pasi perceptojnë se partneri i tyre nuk kalon shumë kohë me të. Xhelozia është reagim ndaj perceptimit të kërcënimit që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmonë bazohet në realitet.
Xhelozia mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale. Zakonisht këto ndjenja janë negative, si: stresi, turbullimi, dyshimi, armiqësia, zemërimi, etj. Disa janë edhe pozitive, si: eksitimi, dashuria, gjallëria.
Pavarësisht nga shkaku, një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i pashmangshëm kur njerëzit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur jetojnë bashkë.
Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe i sinqertë, dhe nevojës për privatësi, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe asaj për të provuar romantizmin spontan.

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa