Si ta dalloni nëse buka është vërtet e zezë apo është ngjyrosur

Buka e zezë ose buka e thekrës janë veçanërisht të përdorura nga njerëzit që kujdesen për shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit. Në mënyrë që kjo bukë të jetë vërtet e shëndetshme, ajo duhet të bëhet nga gruri që të përmbajë të gjitha vlerat ushqyese.

BUKA E ZEZEFenomeni që po ndodh rëndom, është se buka që pretendohet të jetë e zezë, nuk është vërtetë e tillë por i shtojnë ngjyrues dhe shtesa të tjera për të marrë ngjyrën e zezë.

Sipas studimeve të bëra në furra të ndryshme buke, thuhet se ekzistojnë një shumllojshmëri mënyrash për të ngjyrosur bukën. Është e vështirë për t’u besuar, por përveç ngjyruesve, në bukë mund të shtojnë edhe kafe, kakao, verë të kuqe etj.

Buka e thekrës duhet të përmbajë minimumi 30% miell thekre. Në bukën e thekrës, cilësia e glutenit është e dobët (gjë e cila të shëndosh), në rast pjekje buka e thekrës do të pësojë plasaritje (çarje), në këtë mënyrë do ta kuptoni se është me të vërtetë bukë thekre. Prandaj kjo do të thotë se buka e thekrës nuk mund të jetë e butë si buka e grurit.

Ja disa mënyra për të dalluar nëse buka e zezë është e ngjyrosur:

Vini një copë buke të zezë në ujë. Nëse buka zbardhet dhe uji merr ngjyrë kafe, atëherë buka është e ngjyrosur.

Buka e zezë është më kompakte dhe ka më shumë lagështi se buka e bardhë.

Buka e zezë nuk duhet të jetë elastike (si buka e bardhë).

Buka nga mielli i zi i ka poret me të thella dhe është më e vogël në vëllim.

Buka e zezë ka erë më të fortë se buka e bardhë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe