Si të balanconi hormonet me këto mënyra tërësisht natyrale!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

hormone-balanceHormonet kontrollojnë zhvillimin dhe rritjen, funksionin riprodhues, metabolizmin, humorin, peshën, dhe vitalitetin. Hormoni kryesor i cili ka ndikim në lëkurë është testosteroni, dhe të ndjekësh një dietë të pasur me ushqyes esencial të cilët i mbajnë hormonet të balancuara është zgjidhja më e mirë. Më poshtë mund t’i gjeni këshillat më të mira të cilat balancojnë më së miri hormonet.

Avokadot:  dhe yndyrat tjera të mira si vaji i ullirit dhe i kokosit, ndihmojnë në prodhimin e niveleve të shëndetshme të kolesterolit, një komponent kyç në balancimin e hormoneve. Kjo do të bëj që lëkura të rregullojë hormonet që i duhen për të qëndruar e shëndetshme. Yndyrnat e shëndetshme që përmban avokado, rregullojnë qelizat e lëkurës në atë mënyrë që membrana të qëndrojë në formë, duke lejuar lëkurën që të thithë më mirë ujin dhe të duket më e pastër.

Salmoni: ky peshk i jashtëzakonshëm është i mirë për trurin, zemrën dhe për hormonet. Ashtu si ushqyesit e shëndetshëm në avokado, acidet yndyrore të omega-3 që përmban salmon, janë ndihmues të hormoneve dhe kolesterolit. Veç tjerash, salmoni mund të ndihmojë në qetësimin e lëkurës kur keni akne dhe ekzema. Rekomandohet të konsumoni 2 herë në javë peshk.

Brokoli dhe spinaq: Këto dy bimë të gjelbra përmbajnë komponimet natyrale sulfurofan dhe indole-3 karbinol, që përmirësojnë aftësinë e mëlçisë për të krijuar estrogjenin. Estrogjeni është ai që ju duhet më shumë, për lëkurë më të pastër dhe më të shëndetshme, ai dërgon mjaftueshëm gjak në lëkurë sa për ta riparuar atë shpejt nga ndonjë infeksion apo dëmtim i mundshëm.

Vitamina B:  është e rëndësishme për  metabolizmin tuaj, veçanërisht për hormonet. Vitamina B ju jep energji, ju qetëson dhe ju rregullon stresin.  Ushqimet që përmbajnë vitaminën B janë peshku, pula, avokado, jogurti, farat, arrat etj.

Reduktoni përdorimin e kafeinës: kafeina e marrë nga burimet e  mira si kafeja, çaji dhe çokollata mund të jetë tepër e dobishme, por sasia e madhe e kafeinës mund të ketë efekt të kundërt dhe mund të prishë balancin mes hormoneve tuaja. Kafeina në sasi të mëdha shkakton çekuilibrimin e estrogjenit.

Burimi: bestherbalhealth

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale